AKSIDENT I RËNDË PRANË FIERIT, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE TË MOSHUARIN

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Buzëmadh të Fierit, ndërsa viktimë ka mbetur një 84-vjeçar i identifikuar si Nazer Mehmetaj.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke bërë që ky i fundit të ndërrojë jetë në vend.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur dinamikën e aksidentit fatal.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.