AKSIDENT NË AKSIN FIER-SEMAN, MAKINA PËRFUNDON NË KANAL, PLAGOSET SHOFERI

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman, pasi një automjet ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit, i cili ka marrë plagë të lehta pas përplasjes.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.