AKSIDENT NË DIVJAKË, MAKINA DEL NGA RRUGA DHE PËRFUNDON NË KANAL, VDES PASAGJERI

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.