AKSIDENT TRAGJIK NË TORINO, TRENI SHTYP 5 PUNËTORË QË PO PUNONIN NË SHINA

Një aksident hekurudhor tragjik ka ndodhur në Torino, ku kanë mbetur të vdekur 5 persona.

Një lokomotivë shtypi pesë punëtorë që po punonin në shinat në zonën e Torinos. Dy të tjerë mbetën të padëmtuar për mrekulli. Aksidenti ka ndodhur, siç raportojnë karabinierët, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo.

Treni po udhëtonte me 160 kilometra në orë, teksa ende po punohet për identifikimin e pesë viktimave. Dy punëtorët që i shpëtuan aksidentit si dhe trenisti janë në gjendje shoku.