AKUZA PËR KORRUPSION, ZELENSKY SHKARKON TË GJITHË SHEFAT E REKRUTIMIT PËR LUFTË

Zelensky ka ndërmarrë një lëvizje të papritur duke shkarkuar sot të gjithë shefat  e qendrave për rekrutim në Ukrainë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat si korrupsion, që sipas presidentit ukrainas mund të cilësohen si tradhti e lartë. Lajmin e beri të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Po i shkarkojmë të gjithë komisarët rajonal të ushtrisë.

Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë është lufta, dhe pse cinizmi dhe ryshfeti në kohë luftë është tradhti e lartë”.

Ndërkohë, tashmë zëvendësuesit do të zgjidhen bazuar në disa kritere, e më kryesorja është eksperienca në fushëbetejë.