AMBASADA E SHBA NXIT MAGJISTRATËT: APLIKONI PËR VENDET E LIRA NË KLGJ DHE KLP

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxitur të gjithë magjistratët e kualifikuar të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ambasada shkruan se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Ambasada Amerikane.

Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023

Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA

 Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq