ARMË NGA KOSOVA DREJT VENDIT TONË, KAPET NË MORINË 26-VJEÇARI

Një 26-vjeçar u arrestua në pikë kufitare të Morinës, pasi po tentonte të kalonte nga Kosova drejt Shqipërisë armë zjarri.

26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë.

Ndërkohë,m polia njofton se gjatë kontrollit në banesën e të riut, janë gjetur një tjetër armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 400 fara të dyshuara të kësaj bime dhe 2 targa automjeti.

Ai do të hetohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.