BEGAJ PRET TË NGARKUARIN ME PUNË TË SHTETEVE TË BASHKUARA NË TIRANË: SHQIPËRIA E PALËKUNDUR NË PARTNERITETIN ME SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit, Begaj rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.