ÇËSHTJA ‘BELERI”, RAMA I PRERË: QËNDRIMI ËSHTË I NJËJTË. DREJTËSIA E RE DUHET TË BËJË DETYRËN

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se Shqipëria do të jetë kampione e turizmit për vitin 2023.

Gjithashtu Rama u shpreh besimplotë se aeroporti i Tiranës mund të jetë padyshim konkurrues me aeroportin e Beogradit, dhe se mund ta kalojë për nga numri i pasagjerëve këtë vit.

Ndërsa paralajmëroi edhe një numër të lartë të turistëve nga aeroporti i Vlorës.

“Shqipëria do jetë kampione e turizmit në 2023. Mund të themi pa rezerve se jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, e me gjasë mund ta kapërcejmë në numër pasagjerë këtë vit.  Do kemi boom në rritjen e turistëve në aeroportin e Vlorës”, tha Rama, duke shtuar: “Në aeroportin e Vlorës vijon puna. Kemi shumë besim se me futjen e aeroportit të Vlorës do të kemi një bum të konsiderueshëm të numrit të turistëve. Edhe pse aeroporti i Tiranës punon 24 orë dhe ka 200 fluturime në ditë mundësitë janë më tepër”