DREJTIMI I MJETIT NËN EFEKTIN E ALKOOLIT APO DROGËS DHE TEJKALIMI I SHPEJTËSISË, MINISTRI BALLA KËRKON ASHPËRSIM TË MASAVE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkon masa më të forta për disa shkelje të drejtuesve të automjeteve.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës.

“Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, deklaron ministri Balla.