“DUHET HETIM I SHPEJTË DHE I GJITHANSHËM”, I NGARKUARI ME PUNË I AMBASADËS SË SHBA TAKON BALLËN: JEMI TË SHQETËSUAR PËR NDËRHYRJET NË SISTEMIN TIMS

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku diskutuan për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Mësohet se Balla dhe McDowell diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake apo sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

McDoWell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.