E RËNDË NË BULQIZË/ 35-VJEÇARI PLAGOSET ME THIKË GJATË DASMËS, NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostren të Bulqizës, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se 35-vjeçari Besnik Kurti është plagosur pas një sherri gjatë një dasme, për motive ende të pazbardhura nga një 18-vjeçar.

Sakaq, raportohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë 5 plagë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë) një shtetas, pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.