E RËNDË NË DIMAL! PO PUNONTE NË LAVAZH, 15-VJEÇARI BIE NË KONTAKT ME RRYMËN ELEKTRIKE DHE VDES/ ARRESTOHET PRONARI

Një 15-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një lavash në Dimal të Beratit.

I  riu punonte në lavazhin në pronësi të një 37-vjeçari A.H, si ndihmës, në momentin kur ka rënë  në kontakt me rrymën elektrike.

Në pranga është vënë pronari 37-vjeçar i lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.