E RËNDË NË SHKODËR, QIRAMARRËSI NUK IU PËRGJIGJ PREJ MUAJSH, PRONARI GJEN TRUPIN E DEKOMPOZUAR NË BANESË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme, ku është gjetur i dekompozuar trupi i një 39-vjeçari nga Korea e Jugut. 

Ngjarja u zbulua pasi qiradhënësi 38-vjeçari me inicialet D.K, e kishte të pamundur të lidhej me qiramarrësin prej muajsh dhe u paraqit në banesë, ku gjeti të dekompozuar trupin e tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.