FALSIFIKOI DOKUMENTET E NXËNËSVE, PEZULLOHET NGA DETYRA DREJTORESHA E GJIMNAZIT NË POGRADEC

Drejtoresha e shkollës së mesme Çërravë në Pogradec, 48-vjeçarja Valentina Mece, është pezulluar nga detyra pasi ka rezultuar se falsifikonte dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se specialistët e hetimit të Krimeve Ekonomike-Financiave bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.