FLUKSI NË KUFI DHE KRIMI NDËRKUFITAR, BALLA TAKIM ME HOMOLOGUN GREK TË MARTËN

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri Grek i Mbrojtjes së Qytetarit Ionais Ikonomou do të takohen paraditen e së martës në pikën kufitare të Kakavijës.


Lajmi bëhet publik nga Ministria jonë e Brendshme dhe Ministrisë Greke të Mbrojtjes së Qytetarit, e cila thekson faktin se dy ministrat takohen për herë të parë mbas rikonfirmimit te Demokracisë së Re në zgjedhjet e fundit parlamentare në Greqi dhe emërimit të Ballës në krye te Ministrisë së re Brendshme.

Burimet i thanë Top Channel se të dy ministrat kanë zgjedhur pikërisht Kakavijën për takimin e parë mes tyre, për të dhënë mesazhin se pavarësisht sezonit të pushimeve, të dyja palët kanë përveshur mëngët për të përballuar më së miri problematikat mes dy vendeve.