FURGONI PËRPLAS KËMBËSORIN NË AFËRSI TË MALIQIT, 58-VJEÇARI PËRFUNDON NË SPITAL

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku për pasojë një këmbësor është përplasur nga një furgon. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit.

NJOFTIMI I POLICISË
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit