GJYQI I HASHIM THAÇIT/ DËSHMITARJA SERBE: CIVILËT SERBË U ARMATOSËN NGA BEOGRADI

Në Gjykatën Speciale në Hagë është dëshmuar dëshmitari i 17-të në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të enjten ka dëshmuar Dragica Bozhaniq në seancë të hapur. Ajo pretendon se UÇK-ja e kishte sulmuar familjen e saj dhe banorët e një fshatit të Rahovecit në vitin 1998.

“Ne ishim 10 familje serbe, ne u pajtuam se nëse do ndodhte ndonjë gjë nga ana e jonë ai do na mbronte dhe ne do i mbronim ata, por burri im e mbajti fjalën se ata e thirrën edhe e pyeten nëse do ofronte ndihmë dhe ata nuk e mbajtën fjalën, ata na sulmuan me 18 korrik na morën nga oborri dhe kur e pash këtë burrin u befasova sepse kishte një marrëveshje. Na morën, hynë në shtëpitë tona me forcë, kërkuan disa gjëra, nuk e dimë se çfarë, na thanë uluni në tokë, ne u ulëm, djalin ma plagosën, se hodhën granatë dore në shtëpi dhe ai u rrëzua, i ranë tullat në fytyrë, i plagosen dhe sytë, kur e pash unë fillova të qaj dhe nuk e dija çfarë të bëja”.

Emri i burrit nuk është bërë i ditur për publikun, ndërkohë që Bozhaniq pretendon që UÇK-ja i ka ndaluar disa herë banorët serbë të zonës në këtë periudhë, duke i mbajtur të ndarë burrat nga gratë.

“Herën e parë që na kanë marrë, pastaj na kanë dërguar në manastir në Zeqishtë dy netë, pastaj natën e dytë në mëngjes, pas natës është sulmuar manastiri dhe një predhë ra fjetoren e manastirit, të gjithë dolën në oborr, një murg na tha duhet të dorëzoheshim, nxorën një çarçaf të bardhë si dhe një që po dorëzoheshim, përsëri nga kanë grumbulluar dhe nga manastiri na kanë çuar në qendër të fshatit, na kanë vendosur ne autobusë dhe nga aty në një fshat tjetër, në Semetishtë pra, duke kaluar përmes së njëjtës rrugë, qëndruam një ditë e një natë të tërë atje, u morëm në pyetje një nga një.”

Dëshmitarja është marrë në pyetje edhe nga ana e avokatit të viktimave të cilit i ka thënë se nuk jeton më në Kosovë dhe nuk do të kthehej kurrë.

Ndërkohë, dëshmitarja është pyetur nga avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi rreth armatimit të serbëve civil, për çka Bozhaniq ka pranuar se banorët ishin armatosur paraprakisht dhe kishin edhe jelekë ushtarak. Seanca është përmbyllur me pyetjet avokatit të Thaçit.