Kosovë, një i vdekur dhe 20 të plagosur pas përleshjes me armë zjarri në disko! Mes të plagosurve 14 janë gra! Njëri prej të dyshuarve kërkohet nga FBI

Një person ka vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur si pagojë e një përleshjeje në qendër të Prishtinës. Gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë, duke sjellë kështu plagosjen e një 39 vjecari, i cili humbi jetën në spital.

Policia thekson se gjatë incidentit janë lënduar 17 persona nga copëzat e thyerjes së gotave dhe shisheve të qelqit, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personash.

Sipas policisë, katër të dyshuarit si autorë kryesorë ndodhen në spital dhe me vendim të prokurorit do të ndalohen nga policia. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Media kosovare shkruan se i dyshuari në arrati për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York.

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.
Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York, shkruan koha.net.

Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati