KRYEMINISTRJA ITALIANE MBËRRIN NË VLORË ME TRAGET, PRITET NGA RAMA, TAKIM NË REZIDENCËN QEVERITARE! MELONI ‘U ARRATIS’ NGA PUGLIA PËR PUSHIME ME FAMILJEN

E nisur nga qyteti i Puglias, kryeministrja Italiane mbërriti në Vlorë nëpërmjet një lundrimi disa orësh me traget. Më ftesë të kryeministrit Rama, Meloni pritet të qëndroj dy ditë në Vlorë, ndërsa vizita e saj vjen në një kohë kur Shqipëria është zgjedhur si destinacioni kryesor turistik i qytetarëve  Italian.

Afro 8 orë lundrim me tragetin, “Prince” në pronësi të një kompanie shqiptare,  kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur  pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.