LAJM I FUNDIT/KONCESIONI I STERILIZIMIT, ARRESTOHET BIZNESMENI ILIR RRAPAJ DHE ISH-ZV.MINISTRI I SHËNDETËSISË

Arrestohet biznesmeni Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ish-zv minister i Shendetsisë në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim dhe mbrëmë me urdhër të tij dje u shoqërua në polici biznesmeni Ilir Rrapaj, që përfitoi koncensionin e sterilizimit.

Pak kohë më parë emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala ‘Në shënjestër’ siguroi të dhënat që flisnin për korrupsionin në sektorin e Shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro.