LUFTA NË UKRAINË, DY TË VRARË NGA SULMI ME BOMBË MBI NJË QENDËR TRANSFUZIONI GJAKU NË KHARKIV, KIEVI BËN THIRRJE PËR MË SHUMË AVIONË F-16 DHE ARMATIME

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmi i mbrëmshëm rus me bomba të orientuara nga ajri në një qendër transfuzioni gjaku në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore

“Rusët goditën nga ajri me bombë të orientuar një ndërtesë jo-rezidenciale në fshatin Kruglyakivka, rrethi Kupyansk, që më pas shpërtheu në një zjarri të madh” tha kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Syniehubov, cituar nga agjencia e lajmeve në Kiev, Unian.

Lajmin për sulmin u dha mbrëmë nga vetë presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërkohë mësohet se Vendbanimet në rrethet Bohodukhiv, Kharkiv, Chuhuiv, Izyum dhe Kupyansk janë bombarduar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë Ukraina kërkon më shumë avionë luftarakë F-16 dhe më shumë armë.
“Rusia nuk ndalet nëse nuk e ndalim” tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Komuniteti global duhet të fokusohet në detyrimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Armatosni Ukrainën, duke përfshirë dhe avionët F-16, për të mbyllur qiellin dhe zbatimin e Formulës së Paqes në Ukrainë”, shkruan ai në Twitter.