LUIGI SORECA RIKTHEHET PËRKOHËSISHT NË SHQIPËRI SI AMBASADOR I BASHKIMIT EVROPIAN

Diplomati italian, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Ish ambasadori do të marrë detyrën përkohësisht më 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

Ndërkohë ambasadorja aktuale Christiane Hohmann u largua para kohe nga vendi ynë pasi u desh të rikthehej në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022.