MBYLLET PROCESI I PRIMAREVE PËR ZGJEDHJET NË BASHKINË KUKËS, JA KUSH ËSHTË EMRI FITUES

Emri Vata është kandidati fitues në Primaret e zhvilluara sot për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Kujtojmë se procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00

Emrat e kandidatëve në garë ishin:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli