MERR FLAKË MAKINA NË LËVIZJE NË AKSIN LIBRAZHD-QAFË THANË

Një makinë në lëvizje ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Shoferi, 42-vjeçari G. Gj., banues në Tiranë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, dyshohet se për shkak të një defekti. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.