MITSOTAKIS MIRËNJOHËS PËR NDIHMËN E SHQIPËRISË: FALEMINDERIT QË U BASHKUAT ME NE PËR TË LUFTUAR ME ZJARRET

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tragua e gatshme që të ndihmojë Greqinë ku deri më tani janë shënuar 20 viktima nga zjarret, por Athina refuzoi ndihmën me argumentin se nevojat për ndërhyrjen nga toka janë plotësuar nga vendet e tjera.

Pas një kërkese të Greqisë për ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 58 forca zjarrfikëse janë nisur tashmë për në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë.

Forcat zjarrfikëse fillimisht u lanë të presin në doganën e Kapshticës dhe më pas u kthyën mbrapsht ga pala greke. Në një sqarim nga Ministria e Mbrojtjes së vendit tonë, tha se pala greke kishte refuzuar ndihmën duke thënë se ishin plotësuar nevojat për ndërhyrjen nga toka.

“Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, njofton ministria.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër ishin dislokuar në afërsi të shtetit fqinj për të ndihmuar Greqinë.

Edhe në Kakavijë zjarrfikësit e Dropullit dhe të Gjirokastrës u nisën me kërkesë të kryebashkiakëve, Dhimitraq Toli dhe Flamur Golemi mëngjesin e sotëm, por kur janë afruar tek pika e kalimit kufitar në Kakavijë u kthyen mbrapsht pa i dhënë asnjë shpjegim veçse që nuk do të kalonin kufirin

Prej 5 ditësh Greqia vazhdon luftën me flakët në disa rajone, ku zjarret vazhdojnë të djegin sipërfaqe të tëra. Vatra më e vështirë mbetet ajo në Evros, ku për të pestën ditë po vijojnë operacionet e zjarrfikësve në Aleksandropolis dhe pyllin e Dadias, ku dje u gjetën të vdekur 18 emigrantë. 

Mediat greke raportojnë se zjarret vazhdojën edhe në rajone të tjera ku vatrat mbeten aktive në Aspropirgos, Rodopi, Ftiotidë, Vioti etj. Ndërkaq edhe gjatë së mërkurës kanë vijuar evakuimet në disa zona të banuara që kanë qenë të rrezikuara nga zjarret. Përvec zjarrfikësve grekë, në ndihmë panë shkuar edhe ekipe emergjence nga shumë vende të evropës. Dyshohet se shumë prej zjarreve në Greqi janë të qëllimshme dhe policia ka arrestuar një person pasi shkaktoi gjatë djegies së barit flakët dolën jashtë kontrolluit në Atikë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipwrinw për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. shkruan kryeministri grek.