“NA JEP 200 000 EURO-T”, KËRCËNUAN TË RIUN NË ELBASAN, ARRESTOHET 35 VJEÇARI, SHPALLET NË KËRKIM I VËLLAI

Kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 motomjet që kanë përdorur vëllezërit për të shkuar në ambientet ku ishte 34-vjeçari, për ta kanosur, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.