NAFTA IMPORTOHET NGA INDIA, VENDI I LARGËT PARTNERI I DYTË TREGTAR I SHQIPËRISË

Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burimet e importit të Shqipërisë dy vitet e fundit.

Referuar të dhënave zyrtare për 7 mujorin e parë të këtij viti rezulton që India të jetë partneri i dytë tregtar në volumin e importeve pas Turqisë.

Gjatë 7-mujorit 2023 tregtia me Indinë shënoi rritje vjetore me 550% në volum dhe me 300% në vlerë. Mallrat nga India në sasi zunë 11% të totalit të importeve, dhe 3.5% të totalit të importeve në vlerë.

E gjithë rritja e importeve nga India erdhi nga zhvendosja e furnizimeve me karburant, sheqer dhe disa prodhime të qeramikës, zarzavateve dhe pëlhurave.

Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fleksibël në çmime.

Deri në vitin 2021 vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia, por luftës në Ukrainë çmimet e energjisë dhe naftës pësuan në rritje të shpejtë në rang global, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesore të vendit tonë u bë e vështirë për shkak të sanksioneve.