NDEZËN ZJARR NË MALIN PARTIZAN/ ARRESTOHET 18-VJEÇARI, NËN HETIM I MITURI! U LARGUAN NGA VENDNGJARJA ME MOTOR ROZË

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa një 15-vjeçar është vënë nën hetim, pasi ndezën zjarr në malin Partizan dhe për pasojë dëmtuan bimësinë dhe shkaktuan ndotje të mjedisit.

Ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një zjarr në malin Partizan, shërbimet e Policisë së Beratit kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Dy djemtë kanë shkuar me motor në vendngjarje dhe janë larguar po me këtë mjet.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi S. Ç. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 15-vjeçar, të dy banues në Dimal, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.