NJË TJETËR NATË ANKTHI PËR GREQINË, JA ZONAT ME VATRAT MË TË RREZIKSHME TË ZJARREVE

Greqia po përballet me një tjetër natë ankthi për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin. Ndonëse zjarrfikësit nuk kanë ndalur në asnjë moment punën për të neutralizuar flakët, por situata ka qenë tepër problematike.

Frontet më kritike të zjarreve për momentin ndodhen në Andros, Evros, Rodopë. Autoritetet kanë marrë masa për evakuimin e qytetarëve.

Në njëzet e katër orët e fundit janë shënuar 75 zjarre të reja në pyje.

(BalkanWeb)