OPERACION NDËRKOMBËTAR ANTIDROGË/ GUARDIA DI FINANZA, DEA AMERIKANE DHE POLICIA SHQIPTARE GODASIN NJË GRUP KRIMINAL NË KURBIN, 10 TË SHOQËRUAR (DETAJET)

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.