Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet? Na thonë jeni non grata

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”.

Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet. Po ashtu artisi sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë. 

Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kane asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndare, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me te drejte, pa shprese dhe pa pune te cilët nuk kane me dhe besim!

E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. 

Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.

Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, eshte shprehur Mula.