PAMJE NGA PUSET NË SHPIRAG, RAMA: VAZHDON PUNA PËR TESTIMET E FUNDIT, KA TË DHËNA OPTIMISTE!

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me publikun punimet në puset e kërkimit në Shpirag.

Sipas tij po vazhdon puna për testimet e fundit dhe se të dhënat deri tani janë tepër optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.

“Mirëmëngjesi! Dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.