PAMJE TË FRIKSHME NË HAWAI, ZJARRET SHKRUMBOJNË QYTETIN HISTORIK! SI ISHTE DHE SI ËSHTË SOT

Zjarri që ka përfshirë ishullin Maui në Haëai ka shkatërruar qytetin historik të Lahainas.

Senatori i shtetit amerikan, Brian Schatz deklaroi se Lahaina ishte “gati e djegur deri në themel”.

Sistemi spitalor i Mauit është i mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që kanë probleme me frymëmarrjen thithja e tymit, sipas CNN.

Më shumë se 2000 njerëz janë evakuuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa lidhje telefonike apo interneti. Ende nuk është e mundur të evidentohen dëmet materiale.
“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur që të vënë nën kontroll zjarret dhe ne u përgjigjëm me ekipet e kërkim/shpëtimit”, tha Schatz.

Pati raportime se disa njerëz u hodhën në oqean për t’u shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja Bregdetare e SHBA-së tha se shpëtoi të paktën një duzinë personash nga uji.

https://twitter.com/i/status/1689517209109065729

Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr. tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht.

Ndryshe, një banor i qytetit me rreth 12000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit ishte në zjarr.