PLAGOSI ME THIKË TUNIZIANIN NË BOLZANO, POLICIA NË KËRKIM TË TË TË RIUT SHQIPTAR, U IDENTIFIKUA PËRMES NJË TATUAZHI

Një djalë tunizian u godit me thikë në Bolzano pasditen e së enjtes, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Mësohet se autori u largua para se të mbërrinte policia. Brenda disa orësh, hetuesit ishin në gjendje ta identifikonin atë bazuar në përshkrimet e trupit dhe një tatuazh specifik.

Bëhet fjalë për një të ri me origjinë shqiptare i cili rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penale. Ai do të duhet të përgjigjet për lëndime të rrezikshme trupore me dhunë me armë dhe mbajtje sendesh. I plagosuri tashmë ka dalë nga spitali.