PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË GJADËR TË LEZHËS, QËLLOHET 24-VJEÇARI (EMRI)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjadër të Lezhës.

Gazetarja Brixhilda Deda, bën me dije për Top Channel se është plagosur 24-vjeçari Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në këmbë.

Endë nuk dihet autori as motivi i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë.