POLICIA KAP 10 MIJË DOZA EKSTAZI, OPERACION MASIV NË TIRANË

Policia e Tiranës dhe sektori antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Mësohet se sektori kundër Narkotikëve në DVP Tiranë ka finalizuar një operacion, ku si rezultat janë sekuestruar 10 mijë kokrra lëndë narkotike ekstazi. Ndërsa janë arrestuar 5 persona.

Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë.