QEVERIA GATI AMNISTINË PËR TË BURGOSURIT, TOP CHANNEL ZBULON DETAJET SA MUND TË PËRFITOJNË

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka publikuar dy foto në Facebook, ku shihet duke punuar në zyrën e tij.

Mbi tavolinën e tij, ministri është duke parë projektligjin e amnistisë. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, mëson se pritet të përfitojnë amnisti rreth 600 të burgosur. Ky projektligj kërkon 84 vota. Kapaciteti aktual i burgjeve shqiptare është në kufijtë e kapacitetit të tyre.

Sipas gazetarit Veliu në takimin informal të Tepelenës të qeverisë, ka qene kryeministri Rama ai që ka kërkuar amnistinë. Më pas vete ministri Ulsi Manja ka udhëhequr grupin e punës për hartimin e kritereve te amnistisë.