RREZIKON TË DIGJET FSHATI QAFË SHKALLË NË BELSH, ERA E FORTË FAVORIZON FLAKËT

Fshati Qafë Shkallë në Belsh është i rrezikuar nga flakët që kanë pushtuar një pjesë të pyllit.

Për momentin zjarri është larg fshatit por era e fortë e shtyn në drejtim të tij. Kjo vihet re edhe nga tymi i flakëve, i cili lëviz shpejt.

Situata paraqitet e rëndë. Zjarrfikësit nga Belshi, Peqini dhe Cërriku janë në përpjekje për të shuar zjarrin. Zjarri është larg dhe nuk ka rrugë për të shkuar deri atje, duke e bërë punën për shuarjen e flakëve edhe me të vështirë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit , i cili dyshohet se është i qëllimshëm.

Me qindra rrënjë ullinj tashmë janë të djegur.