SHERR NË KAVAJË, DY TË RINJ DHUNOJNË 49-VJEÇARIN

Tre persona janë përfshirë në konflikt këtë mbrëmje në qytetin e Kavajës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen numër 1 të qytetit. 23-vjeçari me iniciale D.H. dhe 35-vjeçari me iniciale Q.B. u zunë me 49-vjeçarin me iniciale Z.L, njofton policia.

Ky i fundit është plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës.

Nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që dy të rinjtë janë shpallur në kërkim.