SHIU PËRMBYT AKSET RRUGORE DHE SHESHET NË QYTETIN E SHKODRËS

Mbrëmjen e djeshme reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjen e disa akseve rrugore dhe shesheve në qendër të qytetit të Shkodrës.

Për disa minuta, intensiteti i shiut ka qenë aq i lartë, sa kolektorët shkarkues e kanë patur të pamundur të përballojnë nivelin e madh të ujit.

Në këto kushte, lëvizja e qytetareve ishte e vështirë