SHPËRTHIM I FUQISHËM NË NJË PIKË KARBURANTI NË REPUBLIKËN RUSE TË DAGESTANIT, 27 TË VRARË

Të paktën 27 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në republikën ruse të Dagestanit në Kaukaz, thanë sot zyrtarët lokalë.

“Gjithashtu, 75 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Menaxhimit të Emergjencave.

“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS. Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.