SHUHET ZJARRI PRANË INCENERATORIT TË ELBASANIT, EKIPET ZJARRFIKËSE MONITOROJNË SITUATËN

Zjarri në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit është shuar pas punës së bërë gjatë natës nga 70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse.

Ekipeve të Elbasanit u erdhën në ndihmë Tirana,  Fieri, Durrësi,  Gramshi, Cërriku, Peqini, Belshi dhe forcat e ushtrisë.

Aktualisht, në zonë qëndrojnë ekipet zjarrfikëse të Elbasanit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.