SULM ME THIKË NË NJË MUZE NË BRITANI, RAPORTOHET PËR NJË TË PLAGOSUR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Britani, ku një burrë ka plagosur me thikë një tjetër burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia ka arrestuar autorin në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi në orën 10:00, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, autoritetet britanike kanë evakuuar vizitorët dhe stafin e muzeut.