TEMPERATURAT EKSTREME PRITET TË ‘PUSHTOJNË’ SËRISH VENDIN, JA CILI QYTET DO TË JETË MË I “NXEHTI”

Për javën që presi përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Përgjatë relieveve kodrinore- malore hera-herës do të ketë prezente reshje shiu të dobta dhe  të izoluara.

Gjatë Ditës së Martë vlen për tu theksuar si relativisht problematik elementi i erës, e cila do të jetë me rrahje dhe hera herës në orët e mesditës fiton shpejtësi 15-16m/s në bregdetin e jugut.