U AKSIDENTUA NË FABRIKËN E RICIKLIMIT NË ELBASAN, HUMB JETËN PUNONJËSI INDIAN

Një punonjës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm te ish-Metalurgjiku në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup nga një pajisje pune, shtetasi indian Onkar Parjapat, i cili për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.