U GODIT ME SENDE TË FORTA PAS KONFLIKTIT, PËRFUNDON NË SPITAL 16-VJEÇARI NGA TIRANA

jë adoleshent në Tiranë ka përfunduar në spital pas një konflikti të çastit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se 16-vjeçari që ndodhet në spital është goditur me sende të forta, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.