U KISHTE RËNË NË RRUGË, POLICIA NË SARANDË, HIMARË DHE VLORË IU DORËZOJNË 3 TURISTËVE TË HUAJ PORTOFOLËT

Punonjësit e Policisë në Sarandë, Himarë dhe Vlorë, iu kanë dorëzuar 3 turistëve të huaj, portofolët që kishin humbur në rrugë.

Në Sarandë i është dorëzuar një turisti të huaj, portofoli me një shumë prarash dhe dokumente, që e kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar.

Në Himarë, i është dorëzuar portofoli në  rrugë një turisti të moshuar holandez. Portofoli ishte gjetur dhe dorëzuar në komisariat nga një banor i zonës.