U MBYT NË KANAL TEKSA PESHKONTE, NXIRRET TRUPI I PAJETË I 21-VJEÇARIT NË FIER

Një djalë rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.

I riu ka qenë duke peshkuar rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.

Pas dy orë kërkimeve, polumbarët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 21-vjeçarit H.S., banues në Roskovec.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.