U QËLLUA ME THIKË PASI NDËRHYRI PËR TË SHUAR NJË KONFLIKT, BALLA VIZITON NË SPITAL EFEKTIVIN E PLAGOSUR, JA GJENDJA E TIJ

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar sot në spital efektivin e policisë që u plagos mbrëmjen e së martës në Pilur, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes disa personave.

Nga spitali i Vlorës, ministri Balla deklaroi se efektivi Redin Çaushaj ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmë pak para mesnatës jam informuar për këtë ngjarje të rëndë, ku në fakt oficeri ynë ka qenë jashtë shërbimi, por i ndodhur pranë një ngjarjeje dhe një konflikti ka ndërhyrë me qëllimin për të shuar konfliktin. Në zhvillim e sipër të këtij konflikti një nga personat ka goditur me armë të ftohtë punonjësin e policisë, duke i shkaktuar dëmtim të rëndë, që mund të çonte deri në humbjen e jetës. Gjej rastin të falënderoj stafin e spitalit të Vlorës. Efektivi është nën kujdes intensiv. Jemi më të qetë pasi është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Balla.